Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëshqitje toke në Kinë, të paktën dy të vdekur e rreth 50 të zhdukur

Të paktën dy persona kanë vdekur e dhjetëra rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës në provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan, raporton “BBC”.

Rrëshqitja e tokës ndodhi në Zhaotong në mëngjesin e të hënës. Të paktën 47 persona rezultojnë të zhdukur.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje për një operacion të plotë kërkim-shpëtimi në zonën që është goditur nga temperaturat e ulëta.

Transmetuesi televiziv kinez “CCTV” ka raportuar se janë nxjerrë dy trupa të pajetë deri më tash nga rrënojat.

Një banore ka thënë për “Jimu News” se rrëshqitja e tokës ndodhi derisa ata ishin duke fjetur.

“Ishte shumë e zhurmshme, kishte po ashtu edhe dridhje, dukej sikur tërmet”, ka thënë ajo.

Edhe Katër të vdekur e tre të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Kinë Botë Katër të vdekur e tre të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Kinë

Arsyeja e rrëshqitjes së tokës është e paqartë, mirëpo për rajonet malore nuk janë të pazakonta këto.

Një banor tjetër ka treguar për “News China” se shumica e të bllokuarve janë të moshuar dhe fëmijë.

Në janar të vitit 2013, të paktën 18 persona humbën jetën në rrëshqitjen e tokës në Zhenxiong.