Katër persona mbetën të vdekur e tre të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një qark në provincën jugperëndimore kineze, Sichuan.
Autoritetet kineze kanë nisur menjëherë evakuimin e më se 900 banorëve të zonës.
Rrëshqitja e dheut, e shkaktuara nga përmbytjet e vrullshme, ndodhën në qarkun Wenchuan, njoftuan nga byroja për menaxhimin e emergjencave.
Më shumë se 400 shpëtimtarë janë përfshirë në operacionin e kërkimit për personat e zhdukur, teksa rrëshqitjet e dheut bllokuan rrugë edhe në shumë zona të tjera.
Kina po përballet me ndryshime ekstreme të motit, teksa reshjet e dendura të shiu kanë goditur rajonet jugore e temperaturat e larta po mbizotërojnë në pjesën veriore, përfshirë kryeqytetin, Pekin.
-
Rrëshqitje toke në Kinë, të paktën dy të vdekur e rreth 50 të zhdukur
-
Shkon në 23 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut si pasojë e shiut në Kinë
-
Përmbytjet në kryeqytetin e Kinës lënë të vdekur të paktën 30 persona
-
Të paktën 12 të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Kinë
-
Të paktën 20 të vdekur nga përmbytjet në Kinë