Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 23 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut si pasojë e shiut në Kinë

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga një rrëshqitje dheu në Kinën perëndimore është rritur në 23, teksa tetë persona të tjerë janë ende të zhdukur.

Një stuhi e papritur shiu në provincën Qinghai të Kinës perëndimore ka shkaktuar një rrëshqitje dheu që devijoi një lumë dhe shkaktoi përmbytje të shpejta që goditën gjashtë fshatra, duke detyruar rreth 1500 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Më shumë se 600 zjarrfikës dhe 100 makina zjarrfikëse u bashkuan në punën e shpëtimit kurse hetimi për shkakun e rrëshqitjes së dheut është duke u zhvilluar.

Kina po përballet me shira të dendur dhe përmbytje në disa pjesë të vendit këtë verë dhe nxehtësi ekstreme dhe thatësirë në rajone të tjera.

Mediat shtetërore e kanë përshkruar vapën dhe thatësirën e zgjatur si më të këqijat që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave 60 vjet më parë.