Autoritetet në Kinë po i përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në pjesën që u godit nga tërmeti që la të paktën 131 të vdekur, raporton “BBC”.
Autoritetet të mërkurën kanë thënë se po i mbarojnë operacione dhe do të fokusohen në trajtimin e të lënduarve dhe të ndihmojnë ata që kanë humbur shtëpitë e tyre.
Tërmeti 6.2 ballë Rihter goditi provincën Gansu të Kinës të hënën mbrëma, duke shkaktuar 131 viktima dhe lënduar afro 1000 sosh.
Mijëra punonjës kanë operuar në temperatura nën zero gradë Celsius.
Temperaturat arritën deri në minus 13 gradë Celsius të martën, kanë raportuar mediumet kineze. Pjesë të mëdha të veriut të Kinës janë kapur nga i ftohti, dhe shumë qytete kanë regjistruar temperatura rekorde të ulta.
Edhe
Dy të vdekur nga një tërmet në Kinë
Gjashtëmbëdhjetë persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur në provincën Qinghai, në jug të Gansus.
Zyrtarët lokalë të Jishishanit, në provincën Gansu, kanë thënë se mbi 5000 ndërtesa janë dëmtuar në këtë zonë.