Një peng izraelit i liruar nga Hamasi nuk e dinte se gruaja dhe vajzat e tij ishin vrarë në sulmin e 7 tetorit, deri pas lirimit të tij të shtunën, ka bërë të ditur familja britanike e gruas së tij.
Eli Sharabi ishte kapur nga Hamasi 16 muaj më parë dhe është liruar të shtunën në Deir al-Balah, në Gaza, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGruaja e tij Lianne Sharabi, e cila ishte nga Bristol, dhe vajzat Noiya dhe Yahel janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre "të përqafuar së bashku" në vitin 2023.
Prindërit e Lianne, Gill dhe Pete Brisley i kanë thënë BBC-së të dielën se një ushtar i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) i ka treguar Sharabit se çka ka ndodhur me familjen e tij.
Të afërmit e tij nuk ishin të sigurt nëse Sharabi e dinte se Lianne, Noiya dhe Yahel u vranë në sulmin e 7 tetorit.
Ai ishte një nga tre pengjet që iu dorëzuan të shtunën Kryqit të Kuq nga Hamasi, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht.
Duke folur në skenë gjatë lirimit të tij, Sharabi është shprehur se ishte shumë i lumtur që po kthehej te gruaja dhe vajzat e tij.
Çifti Brisley të cilët jetojnë në Bridgend, në Uellsin jugor, kanë thënë se ata qanë duke parë lirimin e dhëndrit të tyre në një transmetim të drejtpërdrejtë.
LEXO EDHE: