Kreu i partisë kryesore opozitare ruse ka deklaruar se protestat në Turqi do të vazhdojnë në çdo qytet derisa të organizohen zgjedhje të parakohshme presidenciale, ose të lirohet nga burgu kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka raportuar “BBC”.
Ozgur Ozel, kryetari në detyrë i Partisë Popullore Republikane (CHP), ka deklaruar se protesta mbarëkombëtare e cila do të mbahet të shtunën në Stamboll do të jetë masive.
Ai ka theksuar se protesta do të organizohen edhe në qytetet të tjera.
“Në çdo qytet që do të shkojmë, ne do të kemi tubimet më të mëdha në histori”, ka deklaruar Ozel.
“Besimi në Ekrem Imamoglu dhe në demokraci do t’i bëjë protestat më të mëdha dhe më të forta”, ka shtuar ai.
Opozita ka mbledhur turma të mëdha në rrugë – më të mëdhatë në më shumë se një dekadë – që kur është arrestuar Imamoglu shtatë ditë më parë.
Bashkë me protestat masive, po ashtu ka pasur edhe arrestime masive – më shumë se 1,400 presona janë arrestuar, duke përfshirë edhe shtatë gazetarë turq që kanë raportuar për protestat.
Edhe
Protesta në Stamboll në mbështetje të liderit të arrestuar të opozitës, Ekrem Imamoglu
Imamoglu, i arrestuar më 19 mars me akuza për korrupsion, shihet si rivali kryesor i presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan.
Arrestimi i tij është parë gjerësisht si i motivuar politikisht dhe ka nxitur demonstrata, disa prej të cilave u kthyen në të dhunshme, në të gjithë vendin.
Qeveria këmbëngul se gjyqësori i Turqisë është i pavarur dhe pa ndikim politik.
-
Protesta të ashpra në Turqi pas burgosjes së rivalit të Erdoganit
-
Ish-kryetari i bashkisë së Stambollit do të dalë para gjyqit nën akuzat për korrupsion
-
Gjykata lëshon urdhërarrest të ri për kryebashkiaku e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu
-
Protesta në Turqi pasi policia bllokoi selinë e partisë kryesore opozitare në Stamboll