Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka furnizime të mjaftueshme vetëm edhe për më pak se dy javë në Rripin e Gazës për të mbajtur hapur kuzhinat dhe furrat, pasi Izraeli ndaloi hyrjen e ushqimit, karburantit, ilaçeve e furnizimeve të tjera.
Bllokada e Izraelit ka për synim të vë presion mbi Hamasin që të pranojë një marrëveshje alternative për armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite, raportoi AP.
Pas më shumë se 16 muajsh lufte, populli i Gazës varet plotësisht nga ushqimi i transportuar nga jashtë dhe ndihmat e tjera. Shumica janë zhvendosur dhe shumë kanë nevojë për strehimore.
Palestinezët kanë thënë se çmimet janë ngritur shumë pas lajmërimit se Izraeli po bllokon ndihmat.
-
Më shumë se 100 organizata humanitare paralajmërojnë për uri masive në Gazë
-
Palestinezët e uritur ndalojnë 77 kamionë dhe marrin ushqimet nga ta
-
OKB: Bllokimi i ndihmës nga Izraeli e bën Gazën vendin me popullsinë me të uritur në botë
-
OKB: 90 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gazë pas bllokadës 11-javore
-
OKB-ja thotë se asnjë ndihmë nuk është shpërndarë ende në Gazë