Palestinezët në Rripin e Gazës kanë bllokuar dhe shkarkuar dhjetëra kamionë me ushqime, ka thënë Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (ËFP) të shtunën.
ËFP ka thënë se 77 kamionë me ndihma, kryesisht miell, u ndaluar nga njerëzit e uritur të cilët e morën ushqimin para se kamionët të arrinin destinacionin, raportoi AP.
Bllokada gati 3-mujore nga Izraeli në Gaza e ka shtyrë popullsinë në prag të urisë. Ndonëse gjendja është lehtësuar në ditët e fundit pasi Izraeli lejoi disa ndihma të hynin, organizatat kanë thënë se nuk po hyn mjaftueshëm ushqim.
Hamasi të premten ka thënë se po shqyrton një propozim të SHBA-së për armëpushim të përkohshëm. Armëpushimi do t’i ndalonte luftimet për 60 ditë, disa pengje do të liroheshin në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe më shumë ushqim e ndihma të tjera do të hynin në Gaza, sipas zyrtarëve të Hamasit dhe Egjiptit.
-
Nisin përgatitjet për futjen e ndihmave në Gazë sipas planit të paqes
-
34 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Më shumë se 100 organizata humanitare paralajmërojnë për uri masive në Gazë
-
OKB: Bllokimi i ndihmës nga Izraeli e bën Gazën vendin me popullsinë me të uritur në botë
-
107 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza të enjten, thotë ushtria izraelite