Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të mërkurën për një rezolutë që bën thirrje për armëpushim dhe qasje të pakufizuar humanitare në Gaza.
Rezoluta bën thirrje për "një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Gaza, të respektuar nga të gjitha palët", raporton BBC.
Ajo gjithashtu kërkon "lirimin e menjëhershëm, dinjitoz dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera".
Votimi i ardhshëm është i pari i këshillit mbi këtë temë që nga nëntori, kur Shtetet e Bashkuara bllokuan një projekt-rezolutë për armëpushim që bënte thirrje për t'i dhënë fund luftimeve.
Votimi do të zhvillohet në orën 16:00 me kohën lokale të Kosovës.
-
OKB-ja voton sot rezolutën e SHBA-së për një forcë ndërkombëtare në Gazë
-
SHBA-ja për herë të gjashtë përdor veton kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza
-
SHBA-ja vë veto, s’kalon rezoluta për armëpushim në Gaza
-
SHBA-ja i vë veto rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza
-
Hamasi pranon rezolutën e OKB-së për armëpushim, gati për t'i negociuar detajet