Një zyrtare e agjencisë së OKB-së për refugjatët ka thënë se rreth një milion refugjatë sirianë pritet të kthehen në vend në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, duke u kërkuar vendeve që të përmbahen nga kthimet e detyruara.
“Ne kemi parashikuar dhe shpresojmë të shohim diku rreth një milion sirianë që kthehen midis janarit dhe qershorit të vitit të ardhshëm, kështu që ne e ndamë këtë plan me donatorët, duke kërkuar mbështetjen e tyre”, ka thënë Rema Jamous Imseis, drejtoreshë e UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Të paktën 374,000 sirianë janë zhvendosur nga luftimet që çuan në përmbysjen e Bashar-al Assadit, sipas vlerësimeve të OKB-së.
Imseis ka thënë se mijëra njerëz janë larguar nga Siria këtë muaj pasi kryengritësit morën pushtetin nga regjimi i Assadit, ndërsa mijëra të tjerë janë kthyer gjithashtu në vend kryesisht nga Turqia, Libani dhe Jordania.
Shumë vende evropiane kanë pezulluar përpunimin e kërkesave për azil nga sirianët, teksa Austria tashmë po përgatit një program "riatdhesimi dhe dëbimi" në vend.
LEXO EDHE:
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
Sirianët po përballen me refuzim azili në Evropë
-
Merzi thotë se do të bashkëpunojë me Sirinë për riatdhësimin e refugjatëve sirianë
-
Sirianët festojnë 1-vjetorin e rënies së Asadit
-
Muaj pas rënies së Assadit, familjet e të zhdukurve në Siri ende kërkojnë drejtësi