Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se zhvendosja me forcë e njerëzve për shkak të konfliktit ose persekutimit ka rënë në vitin 2025, për herë të parë në një dekadë. Sipas agjencisë, 118 milionë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë ose vendet e tyre.
Deri në fund të vitit 2025, 117.8 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit, dhunës apo persekutimit. Këto shifra përfshijnë refugjatë, azilkërkues, të zhvendosur brenda shtetit dhe grupe të tjera në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
39 për qind ishin fëmijët në mesin e 41.6 milionë refugjatët që vitin e kaluar u detyruan të zhvendoseshin, raportoi AP.
Rënia e numrit të të zhvendosurve ka ndodhur me rritjen e numrit të njerëzve që janë rikthyer nëpër shtëpi dhe se shumë refugjatë kanë marrë shtetësinë në shtetet ku janë zhvendosur, ka thënë Tarek Abou Chabake, eksperti i agjencisë së OKB-së.
7 nga dhjetë refugjatë kanë jetuar në ekzil për pesë vjet ose më shumë, shpesh të bllokuar në kampe nëpër vende të varfra.
Edhe
OKB: Mbi 32 milionë njerëz do të zhyten në varfëri si pasojë e luftës me Iranin
68.7 milionë njerëz ishin zhvendosur brenda vendit. Lufta e vazhdueshme në Sudan ka bërë që më së shumti njerëz të zhvendosen nga të gjitha shtetet e tjera, me 9.1 milionë njerëz të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Kolumbia, Siria, Jemeni dhe Afganistani po ashtu kanë numër të madh të popullatës së zhvendosur.
Projeksionet për vitin 2026 tregojnë se situata nuk do të jetë më e mirë. Me luftën në Iran, 3.2 milionë njerëz janë zhvendosur deri në mars brenda Iranit dhe deri në mes të majit 1 milion njerëz u zhvendosën brenda Libanit.
-
Rritet numri i të huajve që qëndrojnë në Kosovë për të punuar
-
“Nuk mund të fshihesh nga një sulm me dronë”: Terrori nga qielli në Sudan
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
“Kthehu në vendin tënd”: Migrantët përballen me presion për t’u larguar nga Afrika e Jugut