OKB-ja kërkon opinion ligjor për obligimet e Izraelit
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, të enjten ka votuar një rezolutë, me të cilën, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), i kërkohet një opinion mbi detyrimet humanitare të Izraelit në Gaza, përfshirë detyrimet për të lehtësuar ndihmat që palestinezëve u jepen nga shtetet dhe grupet ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, raporton Reuters.
Rezoluta e hartuar nga Norvegjia u miratua nga Asambleja me 193 anëtarë, ku nga ta 137 vota pro. Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe 10 vende të tjera votuan kundër, ndërsa 22 vende abstenuan.
Rezoluta u miratua pasi në tetor, Izraeli ia ndaloi veprimtarinë agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezët (UNRËA), duke thënë se disa punonjës të UNRËA-s kishin lidhje me Hamasin.
GJND-ja është gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara dhe opinionet e saj këshilluese kanë peshë ligjore dhe politike, megjithëse ato nuk janë të detyrueshme. Gjykata me bazë në Hagë nuk ka kompetenca të detyrojë zbatimin, nëse opinionet e saj shpërfillen.
-
GJND-ja thotë se Izraeli është i detyruar t’i lejojë ndihmat në Gazë
-
OKB-ja kërkon me rezolutë që Izraeli t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze
-
Gjykata e OKB-së sot do të vendosë për masat ndaj Izraelit pas akuzave për gjenocid
-
Gjykata e OKB-së do të dëgjojë çështjen e gjenocidit kundër Izraelit
-
Izraeli shkatërron selinë e OKB-së në Jerusalem