Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar opinion ligjor të mërkurën ku ka deklaruar se Izraeli, si fuqi pushtuese, është e obliguar të bashkëpunojë me agjencitë e OKB-së për të lehtësuar arritjen e ndihmave humanitare në Gaza.
Opinioni i gjykatës ishte kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme në dhjetor pasi Izraeli miratoi ligjet që ndalonin UNRWA, Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë, që të operonte në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpinioni i gjykatës nuk është detyrues, por ka peshë politike dhe pritet të rrisë presionin mbi Izraelin që të bashkëpunojë me OKB-në dhe agjencitë tjera për ndihmë humanitare.
“Fuqia pushtuese asnjëherë nuk mund të përdorë arsye sigurie për të justifikuar pezullimin e përgjithshëm të të gjitha veprimeve humanitare”, ka thënë gjyqtari Iwasawa Yuji. “Pas shqyrtimin të provave, gjykata konstaton se popullsia e Gazës është furnizuar në mënyrë të pamjaftueshme”.