Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së do të dëgjojë një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut që akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza, shkruan BBC të enjten.
Çështja gjithashtu i bën thirrje gjykatës të urdhërojë Izraelin të ndalojë operacionet ushtarake atje.
GJND-ja do të japë vetëm një opinion mbi pretendimin për gjenocid pasi çështja nuk është gjykim penal, megjithëse po vëzhgohet me vëmendje.
Izraeli e ka hedhur poshtë me forcë akuzën si “të pabazë”.
Afrika e Jugut do të paraqesë rastin sot, ndërsa Izraeli mbrojtjen të premten.
Në parashtrimin e saj, Afrika e Jugut thotë se veprimet e Izraelit “kanë qëllim të sjellin shkatërrimin e një pjese të konsiderueshme të grupit kombëtar, racor dhe etnik palestinez”
Edhe
Izraeli shkatërron selinë e OKB-së në Jerusalem
Sipas tyre, veprimet e Izraelit përfshijnë “vrasjen e palestinezëve në Gaza, duke u shkaktuar atyre dëmtime të rënda trupore dhe mendore, dhe duke u shkaktuar atyre kushte jete të llogaritura për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik”.
Presidenti izraelit Isaac Herzog i quajti akuzat “mizore dhe absurde”.
-
GJND-ja thotë se Izraeli është i detyruar t’i lejojë ndihmat në Gazë
-
Izraeli s’lejon hyrjen e anijes me ndihma në Gaza, refuzon edhe pjesëmarrjen në mbledhjen e OKB-së
-
34 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në prag të takimit të OKB-së
-
Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmet