Izraeli do të mbrohet përpara Gjykatës së Lartë të Kombeve të Bashkuara kundër akuzave për gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza.
Afrika e Jugut e nisi çështjen të premten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të Holandës, duke thënë se numri i vdekjeve, përmasat e shkatërrimit dhe kriza humanitare në Gaza nga fushata ushtarake izraelite kundër Hamasit arrijnë pragun e gjenocidit sipas ligjit ndërkombëtar.
Afrika e Jugut i kërkoi gjykatës të urdhërojë Izraelin t’i ndalojë sulmet në Gaza.
Izraeli i hodhi poshtë akuzat si të padrejta dhe të njëanshme.
Vendimi për t’iu përgjigjur akuzës sinjalizon se qeveria është e shqetësuar për dëmtimin e mundshëm të reputacionit të saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata e OKB-së do të dëgjojë çështjen e gjenocidit kundër Izraelit
-
Spanja do t’i bashkohet çështjes së Afrikës së Jugut në GJND kundër Izraelit
-
Izraeli e mohon se po kryen gjenocid në Gaza
-
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë hap dëgjimet për operacionin e Izraelit në Rafah
-
Gjykata e OKB-së sot do të vendosë për masat ndaj Izraelit pas akuzave për gjenocid