Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar “për shkallë alarmante të përhapjes” së koronavirusit në të gjithë Evropën.
Drejtori për Evropë i kësaj organizate, Hans Kluge, ka thënë se numri i rasteve të këtij muaji “duhet të shërbejë si zile zgjimi për qeveritë evropiane”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë 53 shtetet anëtare të OBSH-së në Evropë kanë regjistruar gati 5 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 227 mijë vdekje të lidhura me të. Numri i rasteve ditore të infektimit është aktualisht në mes të 40 mijë deri në 50 mijë, ndonëse edhe numri i testimeve në disa shtete është rritur në mënyrë të dukshme.
Deri më tani është raportuar për gati 30 milionë persona të infektuar me këtë virus në të gjithë botën.
Prej tyre, më shumë se 939 mijë kanë vdekur.
OBSH-ja po ashtu u ka bërë thirrje shteteve që të mos zvogëlojnë periudhën e karantinës për ata që mund t’i jenë ekspozuar koronavirusit në më pak se 14 ditë.