Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja paralajmëron rritje të numrit të vdekjeve e stërmbushje të spitaleve

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë ka thënë se projeksionet tregojnë se 53 shtetet mund të përballen me 700,000 vdekje të tjera nga COVID-19 deri pranverën e ardhshme, duke e çuar totalin në 2 milionë.

OBSH-ja ka thënë se ka rënie të mbrojtjes kundër infeksionit dhe se një dozë përforcuese duhet të jepet si prioritet për njerëzit më të prekshëm.

Organizata bëri thirrje për vaksinim dhe respektim të higjienës dhe distancës sociale për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit, raporton AP.

“Mund të presim se do të ketë tension të lartë ose ekstrem për shtretërit e spitaleve në 25 shtete dhe edhe më të lartë e ekstrem të reparteve të kujdesit intensiv në 49 apo 53 shtete, nga tani deri 1 marsit 2022”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.