Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se tubimet gjatë festave ka ndikuar në përhapjen e variantit të ri të COVID-19 muajin e kaluar dhe po ashtu në rritjen e rasteve të vdekjes, raporton agjencia “AP”.
Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se afro 10 mijë të vdekur nga COVID-19 janë raportuar në dhjetor, ndërsa rastet spitalore janë rritur për 42 për qind në afro 50 shtete muajin e kaluar – kryesisht në Evropë dhe në Amerikë.
“Ndonëse 10 mijë të vdekur është dukshëm më pak sesa në kulmin e pandemisë, ky nivel i vdekjeve të evitueshme nuk është i pranueshëm”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Ghebreyesus.
Ai ka thënë se është e sigurt se rastet po rriten edhe në vendet tjera të cilat nuk kanë raportuar, ndërsa u ka bërë thirrje qeverive që të vazhdojnë mbikëqyrjen e të ofrojnë qasje të vazhdueshme ndaj trajtimeve e vaksinave.
Ghebreyesus ka thënë se varianti JN.1 tash është më i përhapuri në botë. Është një variant omicron, kështu që vaksinat aktuale ende ofrojnë një nivel të mbrojtjes.
Edhe
OBSH-ja paralajmëron për përkeqësim të situatës me Ebola
Maria Van Kerkhove, që udhëheq aspektin teknik në OBSH sa i përket COVID-19, ka përmendur rritjen e sëmundjeve respiratore nëpër botë për shkak të koronavirusit, por edhe shkaku i gripit, rinovirusit dhe pneumonisë.
“Ne presim që ai trend të vazhdojë në janar gjatë muajve të dimrit në hemisferën veriore”, ka thënë Van Kerkhove.
-
Rriten rastet me COVID në SHBA, shkak i qasjes së pabarabartë të njerëzve në vaksinim e trajtim
-
Vaksina kundër COVID-it mund ta ketë ndihmuar rritjen e numrit të vdekjeve
-
OBSH-ja: Rastet me kolerë janë rritur globalisht
-
OBSH-ja e shqetësuar për vaksinim të ulët, përderisa rastet me Covid e grip po rriten