Përgatituni për një sëmundje edhe më vdekjeprurëse se COVID-19, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore Shëndetësore.
Tedros Adhanom Ghebreyesus ka nxitur shtetet që të ndërmarrin reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e radhës.
Në botë, gati 7 milionë vdekje janë shkaktuar nga sëmundja e cila ende po vazhdon me shkallën e ulët të vaksinimit.
Ai ka insistuar se COVID-i është ende kërcënim, por jo i vetmi me të cilin mund të jetë përballur bota, raportoi Metro.
“Kur të vjen pandemia e radhës duke trokitur – dhe do të vijë – ne duhet të jemi gati për t’iu përgjigjur me vendosmëri, kolektivisht dhe në mënyrë të barabartë”, ka thënë ai.
Shtetet anëtarë te OBSH-së tani po draftojnë një traktat pandemie i cili do të futet për zbatim vitin e ardhshëm.
-
OBSH: Covid-19 ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm
-
OBSH-ja vlerëson se është koha e duhur për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19
-
OBSH-ja paralajmëron për përkeqësim të situatës me Ebola
-
OBSH-ja: Rastet me kolerë janë rritur globalisht
-
OBSH-ja e shqetësuar për vaksinim të ulët, përderisa rastet me Covid e grip po rriten