Bota nuk ka qenë asnjëherë më parë në një pozicion më të mirë se sa tash për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19, ka thënë të mërkurën, kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkroi Reuters.
Ai ka thënë se fundi i kësaj pandemie tashmë po shihen në horizont.
"Ne nuk jemi ende atje, por fundi është në dukje”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.
Kjo deklaratë e Tedrosit ka qenë më optimistja brenda OKB-së që kur kjo organizatë e shpalli COVID-19 emergjencë ndërkombëtare.
Virusi, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, ka marrë jetën e afro 6.5 milionë njerëz dhe ka prekur 606 milionë njerëz, duke ndikuar edhe në ekonomitë globale dhe sistemet e kujdesit shëndetësor.
Tedrosi u deklarua edhe për linë e majmunëve, për çka tha se rastet gjithnjë e më shumë po bien, por u kërkoi vendeve të vazhdojnë ta luftojnë.
-
OBSH-ja alarmon botën: Përgatituni për një sëmundje më vdekjeprurëse se COVID-i
-
Merr fund COVID-19, OBSH-ja thotë se nuk paraqet më urgjencë
-
OBSH: Covid-19 ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm
-
Shefi i OBSH-së thotë se bota është në “pikën kritike” të pandemisë COVID
-
Shefi i OBSH-së: Pandemia COVID-19 mund të përfundojë në vitin 2022