Çmimi “Nobel” për ekonomi është ndarë mes tre ekonomistëve për “shpjegimin e rritjes ekonomike të shtytur nga inovacionit”, ka njoftuar Komiteti “Riksbank”.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi t’ua japë çmimin “Sveriges Riksbank” në shkencat ekonomike, ekonomistëve Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjysma e çmimit shkon te Joel Mokyr, nga Universiteti Northwestern i SHBA-së, që “identifikoi parakushtet për rritje të qëndrueshme përmes progresit teknologjik”, ka thënë komiteti.
Gjysma tjetër është ndarë mes Aghionit dhe Peter Howittit për “teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues”.
Çmimi i ekonomisë njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë për shkencat ekonomike.
Në vitin 1968, Banka e Suedisë e njohur si Sveriges Riksbank, krijoi çmimin në nder të biznesmenit dhe kimistit suedez të shekullit XIX, Alfred Nobel, i cili krijoi të pesë çmimet “Nobel”.
Shuma e çmimit është e ngjashme me çmimet “Nobel” dhe paguhet nga Banka e Suedisë.
Deri më tash janë ndarë 56 çmime për ekonominë.
Javën e kaluar u shpallën çmimet “Nobel” për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe.