Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çmimi Nobel për Kimi u ndahet tre shkencëtarëve për punën në strukturat organike metalike

Çmimi Nobel për Kimi

Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë tre shkencëtarëve Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M Yaghi për punën e tyre në strukturat organike metalike.

Njoftimi i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi theksoi se puna e këtyre shkencëtarëve ka qenë për mënyrën se si molekulat mund të ndërtohen bashkë në struktura. Komiteti i Nobelit e quajti “arkitekturë molekulare”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tre shkencëtarët kanë punuar për të ndërtuar strukturat me hapësira të mëdha mes molekulave, nëpërmjet të cilave gazrat dhe kemikalet tjera mund të rrjedhin.

Ato quhen “struktura organike metalike”.

Kitagawa punon në Universitetin Kyoto në Japoni, Robsoni në Melbourne të Australisë dhe Yaghi në Kaliforni të SHBA-së.

Çmimi për tre shkencëtarët është 11 milionë krona suedeze apo rreth 1 milion euro.