Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një vit pas kaosit, Kongresi i ndarë më thellë se kurrë

Capitoli ishte simbol i demokracisë amerikane para trazirave, tash mbetet i mbyllur për shumicën e vizitorëve për shkak të pandemisë së koronavirusit, por edhe për shkak të numrit të kërcënimeve të dhunshme kundër ligjvënësve.

Kongresi thellësisht i ndarë po i jep botës një pamje të paqëndrueshme të Kapitolit në SHBA. Në vend që një krizë si kjo të bashkonte vendin, trazirat vdekjeprurëse më 6 janar 2021, duket se i kanë ndarë ligjvënësit më tutje. Disa anëtarë po planifikojnë të shënojnë përvjetorin e kryengritjes së Kapitolit me një moment heshtjeje. Të tjerët do ta kalojnë ditën duke edukuar amerikanët mbi funksionimin e demokracisë. Ndërsa të tjerë mendojnë se sulmi në Kongres nuk duhet mbajtur mend fare.

Se si qëndrojnë ata në këtë aspekt, mund t'i atribuohet kryesisht partisë së tyre politike dhe një gjendje e tillë tregon se ligjvënësit e vendit mbesin jashtëzakonisht në mosmarrëveshje se si të bashkojnë një komb të copëtuar.

Presidenti i cili ishte mundur në mënyrë të drejtë dhe legjitime, Donald Trump, u tha ndjekësve të tij të 'luftojnë fuqishëm' për të ndaluar certifikimin e zgjedhjes së Joe Bidenit dhe tha se do të marshonte me ta në Capitol, por nuk e bëri. Rezultati ishte dhuna dhe kaosi që la pesë njerëz të vdekur, qindra u përballen me akuza dhe miliona dollarë dëme pronësore. Në anën tjetër, mungesa e vendosmërisë dypartiake për të caktuar përgjegjësinë për trazirat ose për të pranuar kërcënimin që këto trazira përbënin ka gërryer besimin midis ligjvënësve dhe mosmarrëveshjeve të tilla legjislative kanë lënë derën hapur për më shumë dhunë.

Të gjitha këto e shtyjnë Kongresin drejt një të ardhmeje shumë të pasigurt. A solli 6 janari fundin e një epoke apo fillimin e një të reje?

"Një gjë që njerëzit duhet të kenë parasysh kur e mendojnë 6 janarin është 'brishtësia e demokracisë'," tha Joanne Freeman, profesoreshë e historisë dhe studimeve amerikane në Yale, libri i së cilës, 'Field of Blood' flet për dhunën dhe gjakderdhjen në Kongres ne vitet para Luftës Civile. Duke analizuar disa paralele historike, Freeman paralajmëroi: "Jemi në një moment kur gjërat që njerëzit i kanë marrë si të mirëqena në lidhje me funksionimin e një politike demokratike nuk mund të merren më si të mirëqena".

Edhe Kongresi i ndarë në njëvjetorin e sulmit ndaj Capitolit Botë Kongresi i ndarë në njëvjetorin e sulmit ndaj Capitolit

Pasojat e 6 janarit bënë që disa ligjvënës të kishin frikë për jetën e tyre dhe të tjerët të dëmtohen tej mase.

Capitoli ishte simbol i demokracisë amerikane para trazirave, tash mbetet i mbyllur për shumicën e vizitorëve për shkak të pandemisë së koronavirusit, por edhe për shkak të numrit të kërcënimeve të dhunshme kundër ligjvënësve. Ndërkaq, përfaqësuesve u kërkohet të kalojnë përmes detektorëve të metaleve, sepse demokratët thonë se nuk mund t'u besojnë kolegëve të tyre republikanë, ngase mund të sjellin armë zjarri në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kongresmeni Jamaal Bowman, tha se sa herë që largohet nga zyra e tij, ai skanon korridoret për kërcënime të mundshme - një ndjenjë që ai tha se, si një amerikan me ngjyrë, është e njohur, por si një anëtar i Kongresit, nuk do ta imagjinonte kurrë.

"Në Kapitol mungon liria e lëvizjes", tha Bowman. Ai i ka kërkuar Bidenit që të shpallë 6 janarin si 'Ditë Kombëtare të Shërimit'. Por, senatori John Cornyn i Teksasit nuk ka plane për të përkujtuar këtë ditë dhe ai mendon se as të tjerët nuk duhet ta bëjnë këtë.

Një vit më vonë

Edhe “Dita e turpit” kujtohet me gjysmë zemre Botë “Dita e turpit” kujtohet me gjysmë zemre

Pretendimet e rreme të Trumpit për mashtrim të votuesve kanë vazhduar të nxisin përçarje, duke u ndeshur kryesisht me heshtjen nga Republikanët në Kongres të cilët nuk kundërshtonin versionin e tij të ngjarjeve.

Rreth dy të tretat e Republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ca senatorë të Partisë Republikane votuan kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve atë natë, pasi policia kishte luftuar me rebelët për orë të tëra, ndonjëherë edhe duke u përleshur për së afërmi.

Senatori Josh Hawley, një republikan nga Misuri, i cili vazhdoi me përpjekjet për të bllokuar certifikimin pas trazirave, hodhi poshtë pyetjet në lidhje me të, duke thënë se ai ka folur mjaftueshëm për të. Kurse, republikani tjetër Ted Cruz i Teksasit tha se ishte i vendosur për votën e tij për të bllokuar certifikimin.

"Jam krenar që drejtoj përpjekjet për të mbrojtur integritetin e votuesve," tha Cruz. Ai e cilësoi sulmin si 'të papranueshëm' dhe si 'sulm terrorist'. Por ai tha gjithashtu se këmbëngulja e demokratëve dhe mediave kundër mashtrimit masiv të votuesve 'vetëm trazoi edhe më shumë ngjarjet që kemi".

Një hetim nga Associated Press zbuloi më pak se 475 raste të mashtrimit të votuesve në mesin e 25.5 milionë votave të hedhura në gjashtë shtetet e fushëbetejës të kontestuara nga Trump, një numër i vogël në përqindje. Ndryshe nga ngjarjet traumatizuese të së kaluarës - duke përfshirë sulmet terroriste të vitit 2001, sulmi i 6 janarit ka lënë vendin në mëdyshje për atë që do të ndodhë më pas.

Edhe Capitoli, simbol i demokracisë në venitje Botë Capitoli, simbol i demokracisë në venitje

Mosmarrëveshjet ditore mbi çështjet e zakonshme në Kongres mund të kalojnë shpejt në kërcënime siç ndodhi kur disa ligjvënës republikanë filluan të merrnin mesazhe të dhunshme, duke përfshirë një kërcënim me vdekje, pasi votuan për një projektligj në lidhje me faturën e infrastrukturës e cila u kundërshtua nga Trump.

Perktheu: Leutrime Rekaliu