Kongresi i ndarë pritet t’ia dëshmojë botës pikëpamjen e vet ndaj zhvillimeve në Capitolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Në vend se të shfrytëzohet si krizë kombëtare që bashkon trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit të vitit të kaluar, duket se vetëm po i largojnë edhe më shumë kampet politike në vend.
Disa prej kongresistëve po planifikojnë ta shënojnë njëvjetorin e kryengritjes ndaj Capitolit me një minutë heshtje. Të tjerët do të kalojnë kohën duke i edukuar amerikanët për vlerën e demokracisë.
Dhe megjithatë ka të tjerë që mendojnë se mësymja vdekjeprurëse ndaj Kongresit në historinë e vendit nuk duhet të kujtohet fare.
Dhe qëndrimi i tyre lidhur me zhvillimin më dramatik në historinë e re politike amerikane është i lidhur kryekëput me vlerësimin partiak. Kjo tregon se kongresistët vazhdojnë të kenë qëndrime krejtësisht të kundërta në vend se të bëhen bashkë për ngjarjen që e bëri pikë e pesë kombin amerikan.
Presidenti, i cili ishte mposhtur në mënyrë të drejtë dhe legjitime, Donald Trump, do t’u thoshte mbështetësve të tij që të luftonin si ferri në ditën kur Kongresi ishte mbledhur për të certifikuar zgjedhjen e Joe Bidenin president. Ai madje u bëri thirrje atyre që të mësynin Capitolin. Edhe pse iu tha se do t’u bashkohej, qëndroi në Shtëpinë e Bardhë.
Rezultati i kësaj retorike kulmoi me dhunë dhe hata që ua mori jetën pesë personave në kaosin e pastajmë. Qindra të tjerë u lënduan. Qindra pjesëmarrës u nxorën para drejtësisë për sulmin që shkaktoi dëme në vlerë prej miliona dollarësh.
Por mungesa e qëndrimi mbipartiak lidhet me përgjegjësinë dhe pranimin e peshës së ngjarjes. Kërcënimi që përbënte për demokracinë e vendit ndikoi edhe në besimin në mesin e kongresistëve. Përplasjet e zakonshme në Kongres do të ktheheshin në potencial për kriza politike dhe lanë hapur mundësinë për më shumë dhunë pas zgjedhjeve të kontestuara.
Dhe krejt këto thelluan dilemën për të ardhmen e paqartë të Kongresit: A ishte 6 janari fund i një epoke, apo ishte fillimi i një tjetre të re?
Studiuesit e sistemit politik amerikan vlerësojnë se 6 janari duhet të konsiderohet si një sulm i pashembullt ndaj demokracisë. 6 janari dëshmoi brishtësinë e demokracisë.
Historianët e politikës amerikane thonë se demokracia nuk duhet të merret si diçka e mirëqenë. Ata bëjnë thirrje që elitat politike të kujdesen më fort për fuqizimin e rolit të institucioneve demokratike në Shtetet e Bashkuara. 6 janari vazhdon të mbetet një shenjë për rëndësinë e unifikimit të kongresistëve karshi zhvillimeve që mund të cenojnë demokracinë e fuqisë më të madhe demokratike të botës.