Ligjbërësit kanë luftuar gjatë vitit të kaluar me emocionet e tyre të përziera rreth dyerve të mbyllura, paralajmërimit për rikthim në Capitol, gjersa një pjesë e kolegëve të tyre, kryesisht republikanë, kishin refuzuar që të vaksinohen kundër koronavirusit. Dy zyrtarët kanë vdekur pas ndërlikimeve shëndetësore shkaku i COVID-19.
(AP) - Janë bërë gati 16 muaj, periudha më e gjatë në historinë e vendit, që Capitol është mbyllur për vizitorë. Së pari goditja nga pandemia e koronavirusit, që i mbylli dyert e Capitolit në pranverën e vitit 2020 dhe më pas kryengritja e përkrahësve të ish-presidentit Donald Trump më 6 janar, e kanë lënë të mbyllur ikonën e demokracisë amerikane për të gjithë, përpos një mase të vogël njerëzish.
Përderisa pjesa tjetër e vendit synon ta festojë 4 Korrikun me fishekzjarrët që do të lëshohen nga Shtëpia e Bardhë, Amerika përballet me rrezikun për të pasur sulme të reja, variante të virusit dhe çaste edhe më të vështira.
“Ajo që është e dhimbshme sa i përket Capitolit është se ka qenë gjithmonë simboli ynë i demokracisë – i ka bërë ballë Luftës Civile, luftërave botërore dhe shumë konflikteve të ndryshme”, ka thënë Jane L. Campbell, kryetare dhe shefe ekzekutive e Shoqërisë Historike të Capitolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Liderët e Kongresit janë duke punuar vazhdimisht për t’i rikthyer disi turnetë e vizitorëve në Capitol, por çfarëdo rihapjeje me gjasë do të ketë edhe protokolle të reja për shëndetësi dhe siguri për miliona vizitorët e përvitshëm, 535 ligjvënësit dhe për stafin që punon aty dhe në kampusin përreth.
Në Dhomën e përfaqësuesve, ligjbërësit kanë qenë duke punuar sipas një sistemi votimi me prokurorë, që ua ka mundësuar që t’i shmangen udhëtimit për në Washington, ndonëse tani shumica votojnë duke qenë të pranishëm aty. Senati më i vogël pothuajse i është kthyer punës fizike.
Edhe
Në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Trumpi paralajmëron për kërcënim nga komunizmi

Rrethojat e sigurisë përreth Capitolit janë rrugës për t’u hequr, veprim ky që sjell normalitetit. Një pako me vlerë prej 1.9 miliard dollarësh për ta shtuar sigurimin në kompleks është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, por Senati po e kundërshton.
Hapja e dyerve
Rrethojat e sigurisë përreth Capitolit janë rrugës për t’u hequr, veprim ky që sjell normalitetit. Një pako me vlerë prej 1.9 miliard dollarësh për ta shtuar sigurimin në kompleks është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, por Senati po e kundërshton.
Bisedimet në mënyrë publike apo private rreth asaj se si të hapet me kujdes po ndryshojnë pasi po shfaqen variante të rrezikshme të koronavirusit dhe zyrtarët federalë ligjorë po paralajmërojnë se mund të ketë mundësi që të shpërthejë dhunë nga grupet ekstremiste të krahut të djathtë dhe ata që besojnë në konspiracione.
Nacionalistët e racës së bardhë dhe grupet e tjera djathtiste që janë besnike ndaj Trumpit kishin vërshuar Capitolin më 6 janar dhe ishin një ndër ata që po mundoheshin ta përmbysnin fitoren e Bidenit. Autoritetet kanë qenë duke i përcjellë bisedat online në lidhje me atë se grupet e njerëzve mund të kthehen potencialisht në Washington, si pjesë e një teorie konspirative të pabazë që Trumpi do të rikthehet në pozitën e presidentit në gusht, sipas dy zyrtarëve që e njohin nga afër çështjen dhe që kanë folur me kushtin që të mbeten anonimë.
Ligjbërësit kanë luftuar gjatë vitit të kaluar me emocionet e tyre të përziera rreth dyerve të mbyllura, paralajmërimit për rikthim në Capitol, gjersa një pjesë e kolegëve të tyre, kryesisht republikanë, kishin refuzuar që të vaksinohen kundër koronavirusit. Dy zyrtarët kanë vdekur pas ndërlikimeve shëndetësore shkaku i COVID-19.
Përderisa shumë ligjvënës kanë thënë se i pikëllojnë rrethojat metalike të sigurisë dhe gjithçka që ato përfaqësojnë, të tjerët i shohin si të nevojshme për shkak të situatës së krijuar nga kryengritësit.

Capitoli është ballafaquar me kriza edhe më parë. Galeritë publike u mbyllën për rreth një muaj gjatë pandemisë së vitit 1918. Hapësirat jashtë u mbyllën për disa muaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Korridore boshe
Mirëpo korridoret e heshtura tanimë kanë krijuar tension, duke përfaqësuar tërë atë që është duke u zhdukur. Fëmijët e një zyrtari luajtën në Rotundën boshe një natë, duke rikujtuar mungesën e grupeve nga shkolla, të turistëve dhe vizitorëve të tjerë, që zakonisht ndodheshin aty gjatë verës për ta parë demokracinë në veprim.
Kongresi krijon lidhjen më të drejtpërdrejtë mes amerikanëve dhe qeverisë federale, demokracisë përfaqësuese që themeluesit parashikuan. Afro 2.5 milionë njerëz e vizitonin dikur çdo vit Capitolin dhe 12 milionë në vendet përreth, sipas zyrtari. Turnetë publikë në Shtëpinë e Bardhë po ashtu janë të pamundura.
Edhe
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit
“Më mungojnë vizitorët”, ka thënë republikania Jan Schakowsky, që ka thënë se kishte shoqëruar disa njerëz në galerinë e Dhomës së Përfaqësuesve javën e kaluar, por më pas e kishte kuptuar ishte e mbyllur për shikuesit, që dikur mund t’i shikonin disa prej seancave legjislative.
Capitol është ballafaquar me kriza edhe më parë. Galeritë publike u mbyllën për rreth një muaj gjatë pandemisë së vitit 1918. Hapësirat jashtë u mbyllën për disa muaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Publiku gjithashtu nuk mund të shkonte për vizita në vitin 1968, gjatë trazirave pas vrasjes së Martin Luther King Jr. Siguria u rishikua në pika të ndryshme, përfshirë edhe pas të shtënave mbi ligjvënësit dhe bombardimet në ndërtesë.
Por që nga fundi i Luftës së 1812-tës, kur britanikët hyjnë më 1814, selia e demokracisë amerikane nuk ka pasur ndonjë sulm si ai të këtij viti.
Mbështetësit e Trumpit u përleshën me policinë, thyen barrikadat dhe pushtuan sallat, duke kërcënuar se do ta lëndonin zëvendëspresidentin Mike Pence dhe udhëheqës e ligjvënës të tjerë, gjersa turma u përpoq ta ndalonte Kongresin për t’i certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, ku Bideni doli fitimtar.
Pesë njerëz vdiqën si rrjedhojë e ngjarjeve, duke përfshirë edhe një mbështetës të Trumpit të qëlluar nga policia, tre persona që pësuan lëndime fatale dhe një polic që vdiq më vonë. Më pas edhe dy policë bënë vetëvrasje. Qindra njerëz u arrestuan.
Republikani Rodney Davis, republikani kryesor në Komitetin Drejtues të Dhomës së Përfaqësuesve, ia ka dërguar një letër kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e nënshkruar nga 135 ligjvënës republikanë, që kanë kërkuar që të bëhet një plan për rihapjen e plotë.
Ai ka thënë se ata që ishin të përfshirë në kryengritje duhet të ndiqen penalisht, por është koha që Dhoma e Përfaqësuesve t'i japë fund votimit me prokurorë dhe të rifillojë puna si zakonisht. “Duhet të kthehemi të punojmë për arsyen që njerëzit na kanë dërguar këtu”, ka thënë ai.
Një ndihmës i lartë demokrat, që nuk ishte i autorizuar për të folur rreth çështjes publikisht dhe foli në mënyrë anonime, ka thënë se turnet nuk kanë rifilluar për shkak të pandemisë dhe sigurisë. Rreshterët e Dhomës dhe Senatit janë duke shqyrtuar vazhdimisht situatën në konsultim me Zyrën e Mjekut.
Edhe
Senati miraton 70 miliardë dollarë shtesë për zbatimin e politikave të emigracionit të Trumpit
Kompleksi i Capitolit është i hapur për vizitorët me punë dhe lejohet një numër i kufizuar i njerëzve. Prej tyre kërkohet që të nënshkruhen dhe të japin të dhënat e tyre.

Që nga fundi i Luftës së 1812-tës, kur britanikët hyjnë më 1814, selia e demokracisë amerikane nuk ka pasur ndonjë sulm si ai të këtij viti. Mbështetësit e Trumpit u përleshën me policinë, thyen barrikadat dhe pushtuan sallat, duke kërcënuar se do ta lëndonin zëvendëspresidentin Mike Pence