Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse se kriza aktuale me COVID-19, ka paralajmëruar një nga krijueset e vaksinës Oxford-AstraZeneca.
Dame Sarah Gilbert, duke mbajtur leksionin e 44-të të Richard Dimbleby, ka thënë se duhej të kishte më shumë fonde për gatishmërinë ndaj pandemisë për të parandaluar humbjen e përparimeve të bëra.
Ajo gjithashtu paralajmëroi se vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër variantit Omicron.
Dame Sarah shtoi se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm derisa të dihet më shumë për të.
"Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën dhe jetesën tonë. E vërteta është se tjetra mund të jetë më e keqe. Mund të jetë më ngjitëse, më vdekjeprurëse, ose të dyja. Ne nuk mund të lejojmë një situatë ku kemi kaluar gjithçka që kemi kaluar, dhe më pas të gjejmë se humbjet e mëdha ekonomike që kemi pësuar do të thotë se nuk ka fonde për gatishmërinë ndaj pandemisë”, shtoi ajo.
"Përparimet që kemi bërë dhe njohuritë që kemi fituar, nuk duhet të humbasin", përfundoi Sarah.
-
OBSH-ja alarmon botën: Përgatituni për një sëmundje më vdekjeprurëse se COVID-i
-
Kryeministrja e Zelandës paralajmëron për variante të reja të COVID-19
-
Krijuesja e vaksinës së AstraZeneca: Koronavirusi do të kthehet në një ftohje të zakonshme
-
Vaksina nga “AstraZeneca” ende ofron mbrojtje të fortë
-
COVID-19: Komplikimet nga vaksinat, shumëfish më të pakta se rreziqet e virusit