Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministrja e Zelandës paralajmëron për variante të reja të COVID-19

Pandemia COVID-19 nuk do të përfundojë me variantin Omicron dhe Zelanda e Re duhet të përgatitet për variantet e tjera gjatë vitit, ka thënë kryeministrja Jacinda Ardern të martën në fjalimin e saj të parë këtë vit para Parlamentit.

Paralajmërimi i saj erdhi pasi qindra protestues janë mbledhur jashtë ndërtesës së Parlamentit në Wellington, duke kërkuar që të hiqen masat kundër COVID-19 dhe dozat e vaksinave.

“Këshilla nga ekspertët është që Omicroni nuk do të jetë varianti i fundit që do Zelanda do të përballet këtë vit”, tha ajo. “Nuk ka përfunduar, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të vazhdojmë përpara dhe të bëjmë progres, dhe këtë jemi duke e bërë”, shkruan Reuters.

Qeveria e Ardernit ka zbatuar disa nga kufizimet më të ashpra të pandemisë në Zelandën e Re për dy vitet e fundit, pasi qeveria u përpoq të mbante jashtë koronavirusin.

Këto rregulla kanë bërë që numri i të infektuarve dhe i vdekjeve të mbetet i vogël. Vendi që ka pesë milionë njerëz ka 18 raste të konfirmuara dhe 53 vdekje.