Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se kufijtë e shtetit do të mbesin të mbyllur së paku deri në fund të vitit, raporton BBC.
Ajo ka thënë se strategjia e eliminimit është mënyra më e mirë për të ndaluar COVID-19 dhe për të hapur ekonominë.
Kryeministrja e Zelandës së Re ka thënë se prioritet është vaksinimi i popullatës deri në fund të vitit 2021.
Zelanda e Re është një nga shtetet më të suksesshme në botë sa i përket kontrollimit të koronavirusit.
Shteti ka regjistruar vetëm 26 raste të vdekjes nga COVID-19, ndërsa ka popullatë më pak se pesë milionë banorë.