Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelanda e Re rihap plotësisht kufijtë pas dy vjetësh mbylljeje

Kufijtë e Zelandës së Re janë plotësisht të hapur për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, kur ata u mbyllën në një përpjekje për të mbajtur jashtë virusin COVID-19.

Autoritetet e imigracionit tani do të fillojnë të pranojnë sërish vizitorët me viza dhe ata me viza studentore, raportoi BBC të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministrja, Jacinda Ardern e quajti këtë një "moment të madh", duke shtuar se ishte pjesë e një "procesi të kujdesshëm".

Shumica e vizitorëve do të duhet ende të vaksinohen plotësisht, por nuk ka kërkesa për karantinë.

Kufiri detar i vendit është rihapur gjithashtu, me anijet e lundrimit dhe jahtet e huaja rekreative tani të lejuara të ankorohen.

Zelanda e Re njoftoi fillimisht një plan rihapjeje me faza, në shkurt. Ky shtet lejoi qytetarët e vaksinuar të ktheheshin nga Australia atë muaj dhe ata që vinin nga diku tjetër të ktheheshin, në mars.

Në maj, Zelanda e Re filloi të mirëpresë turistë nga më shumë se 50 vende në listën e heqjes së vizave.