Zelanda e Re ka hequr dorë nga kufizimet e saj për COVID-19, duke shënuar kështu fundin e reagimit të qeverisë ndaj pandemisë.
Kryeministri i vendit, Chris Hipkins ka bërë të ditur se masa për të mbajtur maska në spitale dhe objekte të tjera të kujdesit shëndetësor do të përfundonte në mesnatë.
Gjithashtu personave që infektohen me COVID-19 nuk do t’u kërkohet më që të izolohen për shtatë ditë.
Duke reflektuar mbi reagimin e qeverisë ndaj virusit për më shumë se tre vjet, Hipkins ka thënë se gjatë kulmit të pandemisë ai kishte ëndërruar ditën kur do të mund t’i jepte fund të gjitha kufizimeve.
Ai shtoi se vetëm rreth 3.250 banorë të Zelandës së Re nga një popullsi prej gjithsej 5 milionë kanë vdekur nga COVID-19 - rreth një e pesta e shkallës së vdekshmërisë në Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi i heqjes së kufizimeve të COVID- 19 vjen dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vendit.
-
Zelanda e Re me masa të ashpra ndaj pajisjeve teknologjike në shkolla
-
Pas protestave masive, Kina paralajmëron lehtësime në politikën kundër COVID-19
-
Rreth 200 mijë persona që ishin nën kujdesin shtetëror në Zelandë të re u abuzuan, sipas hetimit
-
Zelanda e Re do të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshe
-
Opozita merr pushtetin në Zelandë të Re, koalicion me krahun e djathtë