Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas protestave masive, Kina paralajmëron lehtësime në politikën kundër COVID-19

Kina ka paralajmëruar se do të lehtësojë kufizimet e vendosura kundër COVID-19, përkundër numrit të madh të të infektuarve me këtë virus.

Në dhjetëra distrikte në Shangait dhe Guangzhout, qytete në të cilat numri i rasteve të reja është rritur, të enjten janë liruar masat e bllokimit.

Kjo ka ndodhur pas protestave masive kundër politikës kineze zero-COVID.

Protestat kanë përshkallëzuar pasi javën e kaluar një zjarr në një bllok apartamentesh, ka lënë të vdekur 10 persona.

Shumë kinezë besojnë se kufizimet e gjata kundër COVID-it kontribuuan në vdekjen e tyre, megjithëse autoritetet e kanë mohuar këtë.

Edhe Kina do t’i japë fund masës së karantinës për të huajt që e vizitojnë Botë Kina do t’i japë fund masës së karantinës për të huajt që e vizitojnë

Demonstruesit u filmuan duke u përballur me zyrtarët policorë dhe duke bërtitur "fund bllokimit kundër COVID".

Për shkak të masave kufizuese protestuesit në Kinë ditë më parë, kanë kërkuar edhe dorëheqjen presidentit kinez Xi Jinping. / BBC