Botë

Kina largon disa nga rregullat strikte të COVID-it

Kina ka njoftuar ndryshime gjithëpërfshirëse në përgjigjen e saj ndaj pandemisë kombëtare të mërkurën, shenjë e qartë dhe domethënëse se qeveria qendrore po largohet nga qasja e saj strikte zero-Covid që nxiti protesta në të gjithë vendin.

Në një deklaratë të raportuar nga transmetuesi shtetëror CCTV, Këshilli Shtetëror i Kinës zbuloi 10 udhëzime të reja që lehtësojnë disa kufizime, më së shumti, duke lejuar karantinimin në shtëpi dhe kryesisht heqjen e kodit QR shëndetësor që ka qenë i detyrueshëm për të hyrë në shumicën e vendeve publike.

Qeveritë vendore kishin ndërmarrë tashmë hapa këtë javë që tregonin një ndryshim të mundshëm në drejtim, duke përfshirë disa qytete të mëdha që lirojnë kërkesat për testimin COVID-

Por ky është ndryshimi i parë zyrtar në politikën e Covidit në nivel kombëtar, kthesë e dukshme nga Pekini i cili për tre vjetet e fundit ka këmbëngulur se kufizimet e palëkundura janë mënyra e vetme efektive për të zhdukur virusin shumë të transmetueshëm.