Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina rihap kufijtë për vizitorët e huaj

Kina  - vizitoret e huaj - COVID - zbutje e masave

Kina ka rihapur kufijtë për vizitorët e huaj për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, kur kishte vendosur kufizime udhëtimi shkaku i COVID-19, raporton BBC.

Vizitorëve të huaj më nuk do t’u kërkohet karantinimi – që është një ndryshim i madh në politikat e Kinës për luftimin e COVID-19. Kina po përballet me rritje të rasteve me COVID.

Vizitorëve të huaj do t’i kërkohet një test negativ PCR të bërë 48 orë para udhëtimit.

Lëvizja është pritur nga shumë persona të cilët ka kohë që nuk janë takuar me familjarë.

Në Hong Kong, 400 mijë persona pritet të udhëtojnë për në Kinë në javët në vijim, ku pritet të ketë fluturime të shumta për në Pekin e Xiamen.

Një grua i ka thënë agjencisë “Reuters” se nuk ka takuar prindërit me vjet – ndonëse një prej tyre vuan nga kanceri – dhe thotë se është shumë e lumtur.