Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja po mendon të vendosë masa COVID për udhëtarët kinezë

SHBA-ja është duke menduar që të vendos masa COVID për personat që arrijnë nga Kina, pasi Pekini bëri të ditur se do t’i rihapte kufijtë muajin tjetër.

Zyrtarët amerikanë thonë se kjo është për shkak të mungesës së transparencës rreth virusit në Kinë, pasi rastet atje janë në rritje.

Japonia, Malajzia dhe Tajvani - të shqetësuara për importimin e rasteve COVID kanë vendosur tashmë masa më të rrepta për udhëtarët kinezë, përfshirë testet negative, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Pekini ka thënë se rregullat e COVID-it duhet të sillen mbi një bazë "shkencore".

India gjithashtu po rrit masat për mbërritjet kineze, por kjo u njoftua përpara se Pekini të thoshte se do të lehtësonte politikën e tij të rreptë kufitare.

Faqet e udhëtimit kanë raportuar një rritje të trafikut, duke lënë disa vende të frikësuara për përhapjen e mundshme të COVID-19.

Edhe Kina rihap kufijtë për vizitorët e huaj Botë Kina rihap kufijtë për vizitorët e huaj

"Ka shqetësime në rritje në komunitetin ndërkombëtar për rritjet e vazhdueshme të COVID-19 në Kinë dhe mungesën e të dhënave transparente, duke përfshirë të dhënat e sekuencës gjenomike virale," thanë zyrtarët amerikanë në një deklaratë të cituar nga agjencitë e lajmeve.

Wang Wenbin, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm të Kinës, më pas akuzoi vendet dhe mediat perëndimore për "hiping" dhe "shtrembërim të rregullimeve të politikës së Kinës për COVID".

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania thanë secila se po monitorojnë situatën nga afër, por aktualisht nuk po shqyrtojnë kufizime të reja për udhëtarët kinezë.