Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Opozita merr pushtetin në Zelandë të Re, koalicion me krahun e djathtë

Partia opozitare në Zelandën e Re ka fituar zgjedhjet, duke marrë ulëse të mjaftueshme në parlament për formimin e koalicionit qeverisës me aleatët e krahut të djathtë. Kryeministri laburist Chris Hipkins ka telefonuar liderin e Partisë Kombëtare, Chris Luxon për t’ia uruar fitoren në zgjedhje.

Fitorja në zgjedhje është ngritje e shpejtë e Luxonit, i cili u bë deputet në vitin 2020 dhe një vit më vonë lider i Partisë Kombëtare. Ai ka fituar 39 për qind to votave dhe pritet të marrë 50 ulëse në Parlament.

Ndërkaq krahu i djathtë ka marrë 11 ulëse. Laburistët që tani pritet të jenë në opozitë kanë fituar 33 ulëse, ndërkaq të Gjelbrit 13 ulëse.

Hipkins, kryeministër i deritanishëm, ishte pasardhës i Jacinda Ardernit që u largua në muajin janar.

Artikuj të ngjashëm