Zelanda e Re pritet të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 të mësuesve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor, sipas një deklaratë të kryeministres Jacinda Ardern.
“Zelanda e Re po kalon periudhën më të vështirë në luftën kundër pandemisë deri më tani”, ka thënë Ardern para gazetarëve në Wellington.
Ajo tha gjithashtu se “ka një rrugë të qartë përpara” në muajt e ardhshëm, për një jetë me më pak kufizime dhe më shumë liri sapo vendi të arrijë një nivel më të lartë të vaksinimeve.
Më herët, Zelanda e Re raportoi ulje të rasteve të reja. Vendi regjistroi 35 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 1.622 që nga fillimi i pandemisë.
Rreth 2.4 milionë banorë të Zelandës së Re janë vaksinuar deri më tani, ose rreth 53% e popullsisë.
-
Florida planifikon t’i heqë të gjitha detyrimet për vaksinim në fëmijëri
-
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Zelanda e Re e kërkon fitoren e parë në Kupë të Botës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru