Zelanda e Re ka raportuar për 45 raste të reja lokale të infektimit me koronavirus gjatë së mërkurës, shifër kjo më e larta në pothuajse një muaj.
Shtimi është evidentuar teksa përhapja e virusit ka filluar të rritet në Auckland.
Qyteti vazhdon të jetë në izolim, ndonëse zyrtarët kanë zbutur disa kufizime që prej fillimit të përhapjes, muajin e shkuar.
Drejtori i përgjithshëm për shëndetësi në Zelandën e Re, Ashley Bloomfield ka nxitur njerëzit që t’u përmbahen kufizimeve, ndërsa ka inkurajuar bizneset që t’i “mbështesin aktivisht” nëpunësit e pavaksinuar për t’i marrë vaksinat, siç ka thënë, “qysh sot”.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se rastet e reja janë përhapur në mesin e personave të pastrehë që jetojnë nëpër strehimore të përkohshme.
Në gjithë Zelandën, deri tani rreth 64 për qind e banorëve kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinave kundër COVID-19.
-
Zelanda e Re e bën të detyrueshëm vaksinimin për dy kategori
-
Zelanda e Re në izolim deri më 21 shtator
-
Pjesa më e madhe e Zelandës së Re nuk do të jetë më në izolim
-
Zelanda e Re raporton vetëm 20 raste të reja me COVID-19 në kulmin e variantit Delta
-
Zelanda e Re regjistron vdekjen e parë nga varianti Delta