Botë

Zelanda e Re në izolim deri më 21 shtator

Në Zelandën e Re duket se kanë vendosur që të shtyjnë dhe për pak kohë heqjen e masave kufizuese.

Kryeministrja Jacinda Arden ka bërë me dije se Aucklandi, qyteti më i madh i Zelandës së Re, do të mbetet në mbyllje për të luftuar përhapjen e mutacionit Delta të koronavirusit

Ndër të tjera mësohet se qyteti do të mbetet në një nivel të rreptë karantine 4 deri në mesnatën e 21 shtatorit, dhe më pas do të kalojë në nivelin e alarmit 3.

Edhe pse numri i infeksioneve mbetet relativisht i vogël, autoritetet janë të shqetësuar sepse vetëm një përqindje e vogël e popullsisë së Zelandës së Re – rreth 20% – është vaksinuar kundër COVID-19.