Vaksinat anti-COVID mund të shkaktojnë rreziqe për mpiksje gjaku, por një studim i fundit i kryer në Britani të Madhe ka konkluduar se problemet e tilla kanë shumëfish më shumë shanse të shkaktohen nga infektimi me virus.
Ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka gjetur se vaksina “AstraZeneca” shton rreziqet për mpiksje gjaku, si dhe ajo “Pfizer” për sulme – por sërish në nivel shumë herë më të ulët se që mund t’i shkaktojë virusi.
Ekipi edhe një herë ka theksuar benefitet e shumta që sjell vaksinimi.
Njoftimi ka ardhur pasi një prezantuese e BBC-së vdiq si pasojë e komplikimeve nga vaksina e “AstraZenecas”. 44-vjeçarja vdiq në muajin maj pas mpiksjeve të gjakut në tru.
Tash hulumtimi i ri ka mbledhur të dhënat e më shumë se 29 milionë njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID në mes të muajve dhjetor-prill, si dhe të 1.8 milionë njerëzve që ishin infektuar me virus.
Edhe
Shkencëtarët mendojnë se gjetën shkakun e mpiksjes së gjakut me vaksinën e AstraZenecas
Studimi, i publikuar në “British Medical Journal” ka shikuar komplikimet që janë shfaqur 28 ditë pas vaksinimit apo infektimit.
Hulumtimi gjeti se për 10 milionë njerëz të vaksinuar me “AstraZeneca”:
- 107 persona më shumë u hospitalizuan apo vdiqën nga gjakderdhjet e brendshme, por kjo ishte nëntë herë më pak se rreziku që vinte nga infektimi.
- 66 persona më shumë u hospitalizuan nga mpiksja e gjakut në vena, por kjo ishte për 200 herë më e ulët si shifër në krahasim me rastet që u regjistruan nga të infektuarit me virus.
Për 10 milionë njerëzit e vaksinuar me “Pfizer”, hulumtimi gjeti se:
- 143 persona më shumë pësuan sulme në zemër, por kjo ishte gati 12 herë më e ulët si shifër në krahasim me ata që ishin të infektuar me virus.
Udhëheqësja e ekipit që kreu studimin, Julia Hippisley-Cox, ka thënë se është me rëndësi të dihen rreziqet me të cilat përballen njerëzit, e të bëhet e qartë se infektimi sjell shumëfish më shumë rreziqe.
Edhe
Guardian: Sindroma e rrallë e mpiksjes së gjakut nga “AstraZeneca” me shkallë të lartë mortaliteti
Profesori Aziz Sheikh ka shtuar se gjetjet “kanë sqaruar edhe një herë rëndësinë që vaksinim redukton rreziqet që mund të vijnë nga infektimi.
Vaksinimet ofrojnë “benefite të shumta shëndetësore”, ka deklaruar ai.