Një dozë e vetme e vaksinës kundër COVID-19 mund të përgjysmojë rrezikun e bartjes së virusit, sipas një studimi të kryer nga Agjencia e Shëndetit Publik në Angli.
Gjetjet e këtij studimi japin më shumë shpresë se pandemia po vihet nën kontroll pasi jep sinjale që njerëzit e vaksinuar janë më pak të rrezikuar për të bartur virusin te të tjerët.
Studimi po ashtu ka gjetur se njerëzit që kanë marrë një dozë të vaksinës së “Pfizer/BioNTechut” apo “AstraZenecas” – dhe që janë infektuar të paktën tri javë më vonë – ishin 38 deri 49 për qind më pak të rrezikshëm për të bartur virusin te familjarët e tyre në shtëpi, se te ata që ishin të pavaksinuar, shkruan "The Guardian".
Mbrojtja ishte vënë re diku rreth 14 ditë pas vaksinimit, me nivelet e njëjta pavarësisht moshës së personit të vaksinuar. Edhe studimet tjera tashmë kanë gjetur po ashtu efikasitet të lartë të ndalimit të virusit te njerëzit e vaksinuar dhe ulje të rrezikut për shtrirje në spital
Ekspertët besojnë se marrja e dy dozave të vaksinave mund ta ulë edhe më shumë rrezikun si për bartje të virusit, edhe për raste fatale.
“Ky është lajm i mrekullueshëm – tashmë e dimë se vaksinat shpëtojnë jetë dhe ky studim me të dhëna më gjithëpërfshirëse tregon se ulet edhe bartja e virusit vrasës. Kjo vetëm përforcon faktin që vaksinat janë mënyra më e mirë për të dalë nga kjo pandemi dhe ju ndihmon të ruheni nga infektimi i dikujt brenda shtëpisë”, ka thënë Matt Hancock, sekretar i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe
Studimi i ri për COVID-19: Të vaksinuarit, dyfish më pak gjasa që të shfaqin simptoma
Studimi përfshiu më shumë se 57 mijë njerëz që jetonin në hapësira me njerëz që ishin të vaksinuar. Të dhënat u krahasuan me afro një milion kontakte të njerëzve që s’ishin vaksinuar. Britania ka vlerësuar se vaksinat “Pfizer” dhe “AstraZeneca” kanë shpëtuar të paktën 10 mijë e 400 jetë deri në fund të muajit marsh.
Një hulumtim i javës së shkuar, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, po ashtu ka gjetur se vaksinat ulin rrezikun e bartjes. Vetëm një dozë e “Pfizer/BioNTechut” ose “AstraZenecas” ul rastet e virusit për 2/3 dhe ishin 74 për qind më efektive ndaj infektimeve simptomatike. Pas dy dozave të “Pfizerit” pati ulje prej 70 për qind në të gjitha rastet dhe rreth 90 për qind te rastet simptomatike.
-
COVID-19: Komplikimet nga vaksinat, shumëfish më të pakta se rreziqet e virusit
-
Një dozë e Pfizerit ose AstraZenecas zvogëlon shkallën e infektimit me COVID-19 për 65%
-
Marrja e një doze të vaksinës së Pfizerit mbron nga riinfektimi
-
Të vaksinuarit ndaj COVID-19 më pak të rrezikuar nga vdekja, pavarësisht shkakut