Të rriturve nën moshën 40-vjeçare në Britaninë e Madhe do t’u ofrohet një vaksinë tjetër kundër COVID-19 dhe jo ajo e kompanisë “AstraZeneca”, shkaku i shqetësimeve të ngritura pas shfaqjes së disa rasteve me mpiksjen e gjakut pas administrimit të saj.
Rregullatori britanik i Sigurisë Shëndetësore ka bërë të ditur të premten se nga 28 milionë dozat e shpërndara, janë paraqitur 242 raste të mpiksjes së gjakut dhe 49 vdekje si pasojë e kësaj kure.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas vlerësimit, rreziku nga mpiksja e gjakut është pak më e lartë mes grupmoshave më të reja.
Vendimi për zëvendësimin e vaksinës së “AstraZeneca” është marrë për shkak të numrit të mjaftueshëm të vaksinave të tjera që janë në dispozicion në Britani të Madhe, si dhe numrit të ulët të rasteve të reja të infeksionit me koronavirus.
Shkalla e rrezikut nga mpiksja e gjakut është vlerësuar të jetë një në 100 mijë mes personave në moshën 40-vjeçare, por proporcioni ngrihet në një në 60 mijë mes atyre që janë në moshën 30-vjeçare.
Shqetësimet lidhur me problematikën kishin nxitur më herët pezullimin e përkohshëm të administrimit të kësaj kure kundër COVID-19 në disa shtete.