Rregullatori i ilaçeve në Britani po nxit njerëzit të vazhdojnë të marrin vaksinën anti-COVID “AstraZeneca”, pavarësisht zbulimit se shtatë persona në Britaninë e Madhe kanë vdekur nga mpiksjet e gjakut pasi morën vaksinën.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Kujdesit Shëndetësor në Britani ka thënë se nuk ishte e qartë nëse vaksina po shkakton mpiksjen dhe se "rishikimi rigoroz i raportit të Britanisë së Madhe të llojeve të rralla dhe specifike të mpiksjes së gjakut është në vazhdim".
Megjithëse agjencia shtoi se shtatë njerëz kishin vdekur si rezultat i zhvillimit të mpiksjes së gjakut, por nuk zbuloi ndonjë informacion në lidhje me moshat e tyre ose kushtet shëndetësore.
Në total, MHRA ka thënë se kishte identifikuar 30 raste të ngjarjeve të mpiksjes së gjakut nga 18.1 milionë doza “AstraZeneca”. Rreziku i lidhur me këtë lloj mpiksje gjaku është "shumë i vogël", sipas MHRA-së.
Shqetësimet mbi vaksinën “AstraZeneca” tashmë kanë shtyrë disa vende duke përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë dhe Holandën të kufizojnë përdorimin e saj për njerëzit e moshuar.
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru
-
Njerëzit nuk janë aq të pafuqishëm ndaj demencës sa mendohet
-
Foshnjat në SHBA po humbin jetën nga gjakderdhja e brendshme si pasojë e mungesës së vitaminës K
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm