Prof. Gilbert, që filloi përgatitjen e vaksinës Oxford-AstraZeneca në fillim të vitit 2020, kur Covid u shfaq për herë të parë në Kinë, ka thënë se nuk kishte shenja të dobësimit të imunitetit në testimet e vazhdueshme të vaksinës, të cilat filluan në prill të vitit 2020. Testet e gjakut te vullnetarët që ishin vaksinuar më shumë se një vit më parë, treguan se kishin shenja të mbrojtjes së mirë
Vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë, një vit prej dy dozave fillestare, ka thënë shkencëtarja që e krijoi vaksinën Oxford-AZ. Trupi këshillues i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar do të vendosë nëse nevojiten doza përforcuese kundër Covid-19 këtë vjeshtë.
Profesoresha Sarah Gilbert ka thënë për BBC-në se ofrimi i një doze të tretë përforcuese për miliona njerëz ishte “vendim i vështirë” dhe ka bërë thirrje që të licencohen më shumë vaksina për t’i rritur furnizimet.
Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) ka thënë tashmë se doza e tretë duhet t’u ofrohet njerëzve me sistem imunitar të dobësuar rëndë, që përbën deri në gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.
Por nuk është vendosur nëse nevojiten doza përforcuese për ta zgjeruar mbrojtjen te një numër më i madh njerëzish në rrezik të lartë nga Covid-19, përfshirë ata që normalisht kanë të drejtë për vaksinë kundër gripit.
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 37,622 raste të tjera me koronavirus të premten, sipas shifrave të fundit të qeverisë. Gjithashtu ka pasur edhe 147 vdekje të tjera të njerëzve që rezultuan pozitivë me virus brenda 28 ditëve të mëparshme.
Edhe
Doza e tretë e vaksinës AstraZeneca rrit ndjeshëm imunitetin ndaj koronavirusit
Prof. Gilbert, që filloi përgatitjen e vaksinës Oxford-AstraZeneca në fillim të vitit 2020, kur Covid u shfaq për herë të parë në Kinë, ka thënë se nuk kishte shenja të dobësimit të imunitetit në testimet e vazhdueshme të vaksinës, të cilat filluan në prill të vitit 2020. Testet e gjakut te vullnetarët që ishin vaksinuar më shumë se një vit më parë, treguan se kishin shenja të mbrojtjes së mirë. “Është doza e parë e vaksinës që e ka ndikimin më të madh, kujtdo që ia jepni atë vaksinë”, ka thënë ajo.
“Fitojmë mbrojtje të mirë pas një doze të vetme dhe më pas përmirësohet me dozën e dytë dhe këtë do ta mirëmbajmë ose ndoshta do ta përforcojmë pastaj me dozën e tretë. Siç do të prisnim, sikurse me çdo vaksinë tjetër, po shohim mirëmbajtje të fortë të reagimit imunitar”.
Prof Gilbert gjithashtu ka thënë se bota ka nevojë për më shumë doza dhe më shumë vaksina, kështu që nuk ka nevojë të zgjedhim mes vaksinimit të një vendi para një tjetri. “Më shumë doza po bëhen të disponueshme dhe duhet të përqendrohemi në që ato doza të shkojnë në vendet që kanë vërtet nevojë për to”, ka thënë ajo, duke shtuar se shumë vende afrikane kishin vaksinuar vetëm 2 për qind të popullsisë. Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid ka thënë të enjten se është duke e pritur “këshillën përfundimtare” nga JCVI-ja, por është “i sigurt” se programi përforcues do të fillojë në fund të këtij muaji. Këshillat e përkohshme të lëshuara nga JCVI-ja në korrik sugjeruan se më shumë se 30 milionë njerëz duhet ta marrin dozën përforcuese, përfshirë të gjithë të rriturit mbi 50-vjeçarë. Rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar (MHRA) ka miratuar përdorimin e Pfizer dhe AstraZeneca si vaksina përforcuese kundër Covid-19, duke hapur rrugën fillimin e vaksinimit para dimrit.
Prof. Sir Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, është pajtuar se ekziston “një zjarr që tërbohet në të gjithë botën me presion të madh mbi sistemet shëndetësore në shumë, shumë vende”. Ai ka thënë për programin e BBC Radio 4, “Today”, se Mbretëria e Bashkuar e e ka “detyrim moral” t’u ndihmojë vendeve të tjera, duke shtuar: “Ekziston një rrezik shumë i madh, moralisht nga perspektiva jonë - ka rrezik për tregtinë, ka rrezik për ekonomitë, por edhe këto janë miqtë dhe kolegët tanë që duhet të mbrohen dhe ne po i humbim çdo ditë që po kalon”.
Edhe
SHBA-ja propozon vaksina COVID një herë në vit
Sir Andrew gjithashtu ka thënë se Britania e Madhe kishte ende nivele të larta të mbrojtjes nga virusi, pavarësisht rënies së niveleve të reagimit imunitar të njerëzve pasi e kishin marrë vaksinën. JCVI-ja duhet ta analizojë situatën se kush përfundon në spital pasi është infektuar, ka shtuar ai. Më shumë se 48.3 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar - 88.8 për qind e popullsisë mbi 16 vjeç – e kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër Covid-19, ndërsa 43.7 milionë i kanë marrë të dyja dozat.
Mbretëria e Bashkuar ka porositur më shumë se 540 milionë doza nga shtatë prej vaksinave më premtuese, përfshirë katër të miratuara deri më tani për përdorim - Pfizer, Oxford -AstraZeneca, Moderna dhe Janssen. Megjithëkëtë, ka dallime të mëdha në ritmin e progresit në pjesë të ndryshme të botës dhe qeveria është zotuar të dhurojë 100 milionë vaksina të tepruara për vendet më të varfra para mesit të vitit 2022.