Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të përballet me mungesë raketash që po përdor për të luftuar Rusinë, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë ekskluzive për BBC-në, Zelensky ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshiron një “luftë të gjatë” mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, sepse kjo do ta dobësonte Kievin, pasi burimet amerikane do të drejtoheshin diku tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZelensky gjithashtu pretendon se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk është “në asnjërën anë” në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se ai nuk dëshiron ta “irritojë” Putinin.
Ai i ka bërë thirrje Trumpit dhe kryeministrit britanik, Keir Starmer që të takohen dhe të gjejnë një pikë të përbashkët, pas kritikave të përsëritura të presidentit amerikan ndaj kryeministrit britanik.
Zelensky ka shtuar se ka një “ndjenjë të keqe” për ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme mbi luftën në Ukrainë, duke thënë se negociatat drejt paqes po “shtyhen vazhdimisht.
Tashmë në javën e tretë, konflikti në Lindjen e Mesme është përhapur në të gjithë Gjirin, teksa Irani godet shtetet fqinje si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.
Ai gjithashtu ka thënë se situata po i shërben Putinit sepse rrit çmimet e energjisë, gjë që është problem për Ukrainën, dhe nënkupton se mund të ketë një “mungesë” raketash.
“Për Putinin, një luftë e gjatë në Iran është një plus”, ka thënë ai. “Përveç çmimeve të energjisë, kjo do të thotë shterim i rezervave amerikane dhe shterim i prodhuesve të mbrojtjes ajrore. Kështu që ne kemi një shterim të burimeve”.
Zelensky është shprehur i sigurt se do të ketë mungesë të raketave Patriot, që sipas tij, do të jetë një “sfidë”, duke shtuar se pyetja tani është “kur do të shterohen të gjitha rezervat në Lindjen e Mesme”.
“Amerika prodhon 60-65 raketa në muaj. Imagjinoni, 65 raketa në muaj janë rreth 700-800 raketa në vit”, ka thënë ai. “Dhe në ditën e parë të luftës në Lindjen e Mesme, u përdorën 803 raketa”.