Një dron është lëshuar drejt shtëpisë së pushimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netnayahu, në Caesarea të Izraelit të shtunën, ka raportuar Reutersi.
Zëdhënësi i tij ka thënë se Netanyahu nuk ka qenë në shtëpi dhe se nuk ka pasur viktima.
Ushtria izraelite ka thënë se një dron është parë duke ardhur nga Libani të shtunën dhe se ka goditur qendrën e Caesareas. Ka shtuar se dy dronë të tjerë janë neutralizuar.
Droni “goditi një strukturë në zonën e Caesareas” pa shkaktuar viktima, ka njoftuar ushtria.
“Një objekt ajror është nisur drejt rezidencës së kryeministrit në Caesarea. Kryeministri dhe gruaja e tij nuk ishin aty dhe nuk pati të lënduar”, u tha nga zyra e Netanyahut.
-
Sa e dëmtoi droni i Hezbollahut shtëpinë e Netanyahut?
-
Netanyahu mund të jetë larguar për në Greqi për shkaqe sigurie
-
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin mbi shtëpinë e Netanyahut
-
Bisedë e tensionuar Trump-Netanyahu për Libanin: Si i bërtiti presidenti amerikan kryeministrit izraelit
-
Netanyahu njofton për investime të reja ushtarake, thotë se Izraeli është më i fortë se kurrë