Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një amerikan përplas veturën në sinagogën e Michiganit

michigan

Foto: Associated Press

Një shofer ka përplasur automjetin e tij në një sinagogë të madhe në Michigan të enjten pasdite e më pas zyrtarët kanë thënë se ai ka vdekur.

Sherifi i Qarkut Oakland, Mike Bouchard, u tha gazetarëve se i dyshuari kishte kaluar me veturën e tij nëpër dyert e sinagogës “Temple Israel” dhe më pas në një korridor përpara se të merrte flakë.

Rojet e sigurisë në sinagogë hapën zjarr ndërsa ai iu afrua dhe më pas e përballën brenda, raportoi BBC. 

FBI ka thënë se rasti po hetohet si një "akt i shënjestruar dhune kundër komunitetit hebre".

Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së e identifikoi të dyshuarin si Ayman Mohamad Ghazali, një shtetas amerikan 41-vjeçar, i lindur në Liban dhe i ardhur në SHBA në vitin 2011.