Botë

Policia britanike mund ta ketë vrarë gabimisht njërën viktimë gjatë sulmit në sinagogë

sinagoge

Policia britanike ka njoftuar të premten se ka mundwsi qw e ka qwlluar gabimisht dy viktima, përfshirë njërën që vdiq, gjatë përpjekjes për të ndaluar një sulm në një sinagogë në Manchester, ditën e Yom Kippur, që është dita më e shenjtë në kalendarin hebraik, raporton Reuters.

Gjatë sulmit të së enjtes, dy burra, Adrian Daulby, 53 vjeç, dhe Melvin Cravitz, 66 vjeç, u vranë pasi një burrë britanik me prejardhje siriane përplasi makinën mbi kalimtarë dhe më pas filloi të therte disa persona jashtë sinagogës “Heaton Park Hebrew Congregation” në Manchester.

Sulmuesi u qëllua për vdekje në vendngjarje nga oficerët e armatosur. Policia e Manchesterit tha se ai nuk kishte armë zjarri me vete. Megjithatë, një nga personat që vdiq kishte plagë nga armë zjarri.

“Kjo tregon se kjo plagë mund të jetë shkaktuar aksidentalisht nga veprimet e shpejta dhe të domosdoshme të oficerëve për të ndalur këtë sulm të dhunshëm”, shefi i policisë, Steve Watson.