Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vdekur dhe katër të plagosur nga një sulm në një festival në SHBA

SHBA sulm

Foto: Associated Press

Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një incidenti me të shtëna në “Seattle Center”, sipas Policisë së Seattle-it.

Mes të plagosurve është edhe një djalë dyvjeçar, gjendja e të cilit është e qëndrueshme, kanë bërë të ditur zyrtarët e zjarrfikësve.

Sipas zëvendësshefit të Policisë së Seattle-it, dyshohet se dy persona kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit.

Policia njofton se një i dyshuar është arrestuar, ndërsa po vijon kërkimi për të dytin, i cili është larguar nga vendngjarja për t'iu shmangur policisë.

Në vendngjarje, pranë kullës së famshme “Space Needle”, po zhvillohej një festival i madh ushqimor kur u dëgjuan të shtëna rreth orës 18:00 me orën lokale

Edhe Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në festivalin latin në Toronto Botë Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në festivalin latin në Toronto

Dëshmitarët kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna të shumta, ndërsa një pjesëmarrës është shprehur për mediat lokale se situata ishte “kaos i plotë”.

Guvernatori i Uashingtonit u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, ndërsa një kongresiste nga Seattle-i e ka dënuar "dhunën e pakuptimtë".