Policia thotë se është duke kërkuar për të dyshuar pasi të paktën 12 persona janë qëlluar me armë zjarri pranë një festivali në Toledo, në shtetin amerikan të Ohajos, në mesperëndim.
Departamenti i Policisë së Toledos ka thënë se 10 persona "raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa dy mbeten në gjendje kritike".
Departamenti ka thënë se i është përgjigjur një raporti për të shtëna pranë Festivalit Old West End rreth orës 17:37 sipas orës lokale të shtunën.
Zëvendësshefi i Policisë së Toledos, Joe, ka thënë se dyshimet janë se dy persona janë qëlluar me armë dhe se "me gjasë po qëllonin ndaj njëri-tjetrit".
Pamjet e shpërndara në internet, tregojnë njerëz që vrapojnë dhe bërtasin ndërsa dëgjohet një breshëri të shtënash.
Mosha e viktimave varionte nga 16 deri në 61 vjeç. Kryetari i bashkisë së Toledos, Wade Kapszukiewicz, ka deklaruar për mediat lokale se të gjithë të plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.
-
Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në festivalin latin në Toronto
-
Dy të vdekur nga një sulm i armatosur pranë një festivali në Kanada
-
Dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga të shtënat me armë në mes të turmës në Alabama
-
Dy të vdekur e mbi 80 të lënduar në Spanjë
-
Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani