Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se po planifikon të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që mbahet në New York këtë vjeshtë, pavarësisht se kryebashkiaku i Neë Yorkut, Zohran Mamdani, ka kërcënuar me arrestimin e tij.
Mamdani e kishte tërhequr këtë kërcënim javën e kaluar, duke pranuar se nuk kishte kompetenca ligjore për ta arrestuar Netanyahun në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), gjykata më e lartë në botë për krimet e luftës.
Ndërkohë lideri izraelit ka thënë për Fox News të dielën se "nuk ishte i shqetësuar" nga premtimi i mëparshëm i Mamdanit dhe e ka akuzuar kryebashkiakun se po "nxit urrejtje".
"Ai supozohet të jetë kryebashkiaku i të gjithë banorëve të New Yorkut – hebrenjve, të krishterëve, myslimanëve, të gjithëve, por ai po përpiqet ta kthejë një grup kundër tjetrit", ka thënë Netanyahu.
Lideri izraelit u është referuar dy sulmeve me thikë në Neë York të enjten, ku një i dyshuar sulmoi me thikë një burrë hebre dhe një burrë aziatik, vetëm pak blloqe larg njëri-tjetrit.
Edhe
Përshkallëzohet konflikti Mamdani-Netanyahu para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Sipas policisë, i dyshuari thuhet se kishte bërtitur frazën "Allahu Akbar" gjatë kryerjes së sulmeve. Ai është akuzuar për krime të motivuara nga urrejtja ndaj secilës prej viktimave.
Të dy burrat u kanë mbijetuar sulmeve, të cilat janë dënuar nga drejtuesit e komuniteteve hebraike dhe aziatiko-amerikane të qytetit.
Pas ngjarjes, Netanyahu ka thënë se hebrenjtë e New Yorkut "janë të frikësuar tani".
Mamdani, një mbështetës i vendosur i të drejtave të palestinezëve, e ka bërë kundërshtimin e operacionit ushtarak izraelit në Gazë, një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij vitin e kaluar. Në një fjalim javën e kaluar, ai e ka quajtur Netanyahun "kriminel lufte".
Si pjesë e këtij qëndrimi gjatë fushatës, Mamdani ka premtuar se do të zbatonte urdhërarrestin e vitit 2024 të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ndaj Netanyahut, me të cilin kryeministri akuzohej për kryerjen e krimeve të luftës në Gazë.
Izraeli i ka mohuar akuzat se ka kryer krime lufte në Gazë, ndërsa Netanyahu i ka cilësuar ato si "të pavërteta" dhe "të sajuara".
Ushtria izraelite ka hyrë në Gazë pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izrael më 7 tetor 2023. Rreth 1.200 persona u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.
Që atëherë, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi dhe shifrat e së cilës konsiderohen të besueshme nga OKB-ja, mbi 73.000 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, përfshirë më shumë se 21.000 fëmijë.
Edhe
Mamdani thotë se po sheh mundësitë për ta arrestuar Netanyahun gjatë Asamblesë së OKB-së
Javën e kaluar, pasi “The New York Times” e kishte pyetur Mamdanin për premtimin e tij për ta arrestuar Netanyahun, ai ka thënë se administrata e tij kishte shqyrtuar legjislacionin dhe kishte arritur në përfundimin se nuk kanë autoritet të pavarur ligjor për ta zbatuar këtë urdhërarrest.
Mamdani më i pas i ka kërkuar qeverisë federale që ta kryente arrestimin, mundësi të cilën presidenti, Donald Trump, e ka hedhur poshtë.